Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tregoi sërish se nuk tërhiqet për situatën në veri, e për këtë ka telefonuar kryetarin e komunës së Leposaviqit, i cili ka mbetur brenda institucionit prej dy javësh. “Unë e thirra në telefon dhe bisedova me të. Më ndodhi diçka interesante se për të thënë të drejtën kur e thirra e kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë. Kështu që unë i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar mos po lëshoj pe unë”.