Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mohoi të ketë pasur ndonjë garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në këmbim të heqjes së barrikadave në veri. Nuk ka garanci të tilla nga Qeveria e Kosovës. Asociacioni i komunave u bë asociacion i barrikadave. Ata i duan komunat që t’i bëjnë si barrikada. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t'i bëjnë 10 komuna bashkë.