Top Channel/ Kurti nuk do koalicione: Nuk e shoh të mundur bashkëqeverisjen!
28/12/2025 11:22

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se synimi kryesor i partisë që ai drejton në zgjedhjet e sotme është arritja e një rezultati mbi 50 për qind të votave, duke e cilësuar këtë si kusht të domosdoshëm për qeverisje të qëndrueshme. Në një intervistë për RTK, Kurti u shpreh se vetëm një mandat i fortë dhe i qartë elektoral do t’i mundësonte Vetëvendosjes të marrë vendime të rëndësishme në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve, pa u përballur me bllokada politike apo pengesa burokratike. Ai foli edhe për raportet me subjektet e tjera politike, duke lënë të kuptohet se në rrethanat aktuale bashkëqeverisja është e vështirë. Sipas tij, klima politike e krijuar e bën pothuajse të pamundur ndërtimin e një koalicioni funksional në këtë fazë.“Pavarësisht atmosferës së rënduar, nuk po e shoh si reale mundësinë e bashkëqeverisjes. Në anën tjetër, nëse nuk kemi qeveri edhe për dy muaj si qeveri në detyrë, me vetëm një të 12-in e buxhetit, mund të kemi buxhet. Por në mars ngelim pa asgjë, duke shtuar faktin se më 4 mars është afati kur duhet të zgjidhet ose rizgjidhet presidenti. Ne kemi obligim për bashkëpunim, sidomos në fazat e mëvonshme, mirëpo tani na duhet fitore mbi 50% që të ecim mbarë, mirë dhe shpejt.” tha Kurti, duke shtuar se bashkëpunimi institucional mbetet detyrim, por në faza të mëvonshme. Në këtë kontekst, ai ritheksoi se një fitore mbi 50 për qind do t’i hapte rrugë një qeverisjeje efikase, që të veprojë shpejt dhe pa pengesa. Kurti përmendi edhe precedentët e mëhershëm, duke rikujtuar zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kur Vetëvendosje doli fituese bindshem dhe procesi i formimit të qeverisë u zhvillua pa vonesa.

Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
DIGITALB DIGITALB