Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet këtë të diel në Tiranë, për të diskutuar me kreun e shtetit dhe kreun e qeverisë shqiptare marrëveshjen e Ohrit. Rreth orës 11:00, Kurti ka mbërritur në Presidencë, ku ka zhvilluar një takim të shkurtër, rreth 20 minuta me presidentin Bajram Begaj.