Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut ngjalli debate e kritika e të shumta mes partive politike maqedonase dhe zyrtarëve më të lartë shtetërorë në vend. Faktorët politikë maqedonas e panë si nacionaliste paraqitjen e tij në Tetovë ku teksa i drejtohej me një fjalim mijëra mbështetësve, shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë së Madhe”.