Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01/2025 23:10

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO do vijë më shpejtë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Në një diskutim në Shtëpinë e Kosovë në Davos të Zvicrës ai shton se kjo mund të bëhet për shkak të rrethanave gjeopolitike. Ne duam t’i bashkohemi BE-së dhe NATO-s, sepse i duam të dyja – të përfitojmë dhe të kontribuojmë. Fillimisht, me shumë mundësi ne do të anëtarësohemi në NATO. Derisa ballafaqohemi me agresionin rus në Ukrainë, që po ashtu ka ndikim edhe në Ballkan, ne duam të përshpejtojmë anëtarësimin tonë në NATO” Kurti ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk është Evropë pa Ballkanin Perëndimor. “Ne duam anëtarësimin në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian, sepse mendoj se ne jemi në Evropë, por Bashkimi Evropian duhet të bëhet Evropë, pasi ende nuk është. Me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, BE-ja do të bëhet Evropë ku ne tashmë jemi” Shefi i Qeverisë së Kosovës të martën ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Të mërkurën ai ka nënshkruar marrëveshjen për Tregtinë e Lirë me vendet e EFTA-s, për çka tha se u hapë rrugë bizneseve të Kosovës për më shumë eksport. Mes tjerash Kurti ka takuar edhe liderë botëror. Ndërkohë që në forumin në Davos po merr pjesë edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak që të mërkurën ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për Marrëveshjen për Normalizim të marrëdhënieve. Pas takimit, emisari që është në fund të mandatit tha se "Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre".

Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38