Kuvendi i Kosovës është konstituar të mërkurën. Deputetët e legjislaturës së dhjetë u betuan në seancën konstituive që nisi në orën 17:00. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë, qysh në tentativën e parë, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare Kuvendit të Kosovës, me 66 vota për, 44 kundër dhe tetë abstenime. Ajo u zotua se do të ushtrojë me përgjegjësi detyrën e re dhe bëri thirrje që njëzëshëm të gjithë deputetët të punojnë për të çuar përpara interesat e vendit.