Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se qeveria që ai drejton përkrah politikat feminist, të cilat sipas tij po e avancojnë demokracinë kudo. Ekzekutivi ynë, kujtoi Kurti gjatë një konference të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore për nder të 8 marsit, ka marrë masa për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave duke u ofruar atyre shtesa, grante, bursa, vaksina e përkrahje nga më të ndryshmet.