Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ndali kritikat ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë. I pyetur nëse do të kishte dashur të ishte ai kryeprokuror, Kurti tha se nuk pendohet që është kryeministër, por shtoi se “Ajo që është e domosdoshme është një sistem i drejtësisë, një Prokurori aktive, një gjyqësor efikas, të jenë të mençur të ditur, me integritet, personal, profesional, e patriotë, që të sjellin drejtësi për qytetarët. Kur them drejtësi, mendoj edhe për viktimat e luftës, për shkak të agresionit dhe gjenocidit të Serbisë, por mendoj edhe për viktimat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në periudhën e paqes”, tha ai.