Rajoni i Ballkanit gëzon nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në 25 vjetët e fundit, por kjo mund të ndryshojë, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb. Në një intervistë për Associated Press, Kurti i mëshoi idesë që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, shtet që po e mbron veten kundër pushtimit të nisur nga Rusia më 2022.