Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të konsultimeve për mandatarin e dytë për formimin e qeverisë. Osmani njoftoi se do të presë deri më pesë nëntorë për të nxjerrë vendimin nëse ka mandat të dytë ose që vendi shkon në zgjedhje.