Maqedonia e Veriut priti liderët e vendeve të rajonit në Shkup. Këtë herë në kuadër të Samitit “Ballkani Perëndimor takon BE-në”. Pjesëmarrës ishin liderët e gjashtë vendeve të rajonit ku u fol për integrimin në BE dhe Tregun e Lirë të Përbashkët. Nikoqiri, kryeministri maqedon Dimitar Kovaçevski njoftoi mysafirët për Planin e rritjes dhe përfitimet nga kjo.