Top Channel/ Kurti, “karshillëk” BE-së: Kryeministria është vendi i im i punës!
29/08/2025 10:56

Qeveria kosovare reagoi ftohtë ndaj njoftimit të Bashkimit Europian se derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë, nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së saj. Në një deklaratë të saj, qeveria e bëri të qartë se Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. "Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës", tha për REL-në zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu. “Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mban takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve. Takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën edhe gjatë kohës sa ka qenë me mandat të plotë”, shtoi ai. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e informoi më herët përmes në letre kryeministrin Kurti se e kishin hedhur këtë hap pas "aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit" dhe sqaroi se blloku “ka përshtatur praktikat e tij të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me shtetet anëtare”. Përmes atij aktgjykimi, Supremja shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Takimi i fundit që Orav zhvilloi me Kurtin në kryeministri ishte më 25 korrik 2025.

Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59