Top Channel/ Kurti ka vetëm dy ditë kohë, po skadon afati për formimin e qeverisë së re
24/10/2025 19:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur seancën për formimin e qeverisë. Seanca është caktuar për 26 tetor, të dielën në orën 10:00, ku pritet që i mandatuari për formimin e qeverisë, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë para Kuvendit programin dhe përbërjen e qeverisë së re. Deri më tani, Kurti nuk i ka 61 vota për t'u zgjedhur kryeministër edhe për një mandat tjetër. Nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka 48 deputetë, ndërkohë që ka edhe tetë deputetë të minoriteteve që e përkrahin duke e cuar vetëm deri në 56 vota, të pamjaftueshme për formim të qeverisë. Në rast se Kurti dështon të dielën, një shumicë e dytë parlamentare ka dhjetë ditë kohë për të formuar qeverinë, nëse edhe kjo dështon, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Për shkak të bllokadës, vendi ka mbetur me ekzekutiv në detyrë e pa kuvend funksional për gati një vit, duke rrezikuar edhe funksionalizimin e vetë shtetit. Për shkak të kufizimeve, qeveria në detyrë nuk guxon të nxjerrë ligjin për buxhetin për vitin e ardhshëm. E nëse vendi nuk formon qeverinë brenda vitit atëherë shteti mund të funksionojë vetëm në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm me 1/12 e buxhetit.

Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
DIGITALB DIGITALB