Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ende i pavendosur nëse do të shkojë në Bruksel për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë kësaj jave. Kurti tha se fillimisht do të presë të dhënat për gjendjen e tre policëve të rrëmbyer që po mbahen peng në Serbi. Ai bëri të ditur se nesër shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari do t’i vizitojë tre policët në qendrën e paraburgimit në Kralevë.