Pritshmëritë serbe nga takimi i Brukselit janë vecanerisht të larta për Asociacionin, por kryeministri i Kosovës Albin Kurti e bëri të qartë se pika e parë e përballjes do të jetë miratimi i deklaratës për të pagjeturit. Kosova pret që referenca në deklaratë të jetë të “zhdukurit me forcë”, ndërsa pala serbe është shprehur se nuk do ta pranojë këtë formulim.