Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u kursye të fliste hapur në konferencën për shtyp me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen kur erdhi fjala për situatën në veri të Kosovës. Pozicioni i Serbisë që kërkon afrimin me BE-në, pa lëshuar sakaq aleancat me Rusinë e Kinën, të cilat përkundrazi po i forcon, u theksua hapur nga shefi i ekzekutivit kosovar.