Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, sipas të cilit 24 hektarë tokë do kalojnë në pronësi të Manastirit të Deçanit në këtë komunë. Kreu i Qeverisë, Albin Kurti thotë se kërkesa u bë, pasi Kosova kushtëzohej me anëtarësim në Këshillin e Evropës.