Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për çështjet që kërkojnë dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës, përfshi edhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Megjithatë, sipas tij, ky është hapi i katërt që e pret vendin pas përmbylljes së procesit të rinumërimit.