Albin Kurti e shfrytëzoi fjalimin e mbajtur në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë, për t`i përcjellë komunitetit ndërkombëtar një tjetër apel që ta dënojnë si akt agresion të Serbisë ndaj Kosovës rrëmbimin e tre policëve në kufi, ndërsa nuk ngurroi të falenderonte SHBA-në për qëndrimin e një dite më parë.