Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Kosova ka shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë për shkak të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku u rrëmbyen tre policë nga forcat speciale serbe. Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Albin Kurti kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat speciale serbe. Kurti u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë teksa kritikoi KFOR-in për mos-reagimin zyrtar për atë çka ndodhi dje në veri.