Gjatë qëndrimit në Mynih në kuadër të Konferencës për Siguri liderët shtetëror të Kosovës kanë takuar të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Sorensen tha se temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. "Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë", ka shkruar presidentja.