Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me masakrën e një dite më parë në një shkollë të Beogradit, ku një nxënës 13 vjecar vrau 7 të mitur të tjerë dhe një roje sigurie. Kurti përcolli përmes një postimi në rrjetet sociale keqardhjen e tij të thellë për episodin shokues.