Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë, gjatë takimit që do të mbahet në 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut me presidentin serb Aleksandar Vucic, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë europiane, Josep Borell.