Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi publikisht ndaj sulmeve kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit, të cilat dyshohet se erdhën nga territori i Serbisë. Pasi bëri homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Kurti tha para gazetarëve se sulmet kishin një qëllim të qartë: vrasjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.