Pa u konstituar institucionet qëndrore pas zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit, ka ardhur koha e diskutimit për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Të mërkurën, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim konsultativ përfaqësuesit e partive politike. Lëvizja Vetëvendosje tha se preferon që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet lokale. Pikërisht me këtë kohë, kjo parti ka propozuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, për shkak të bllokadës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.