Top Channel/ Kurti dhe Vuçiç takim të enjten në Bruksel! Bisedimet veç e veç me liderët e BE-së
24/10/2023 23:08

Të enjten pritet të ndodhë takimi i ndarë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, me katër liderët europianë. Bashkimi Evropian konfirmoi se liderët e dy vendeve janë ftuar në Bruksel në samitin e Këshillit Evropian më 26 tetor. Kurti dhe Vuçiç të kenë takime të ndara me katër liderët evropianë, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell. Nga ana tjetër zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, foli për takimet e mbajtura në Kosovë dhe Serbi gjatë fundjavës, ku u shrpeh se blloku evropian ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, BE-ja pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve. Teksa iu referua Aneksit për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve të arritur më herët gjatë vitit, Peter deklaroi se marrëveshja prej 11 nenesh, përfshin një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut. Takimet e paralajmëruara në Bruksel vijnë në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Fillimisht tensionet u rritën gjatë muajit maj në veri të Kosovës, ku shpërtheu dhuna si pasojë e kundërshtimit të serbëve lokalë për marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj shqiptarë. Më 24 shtator tensionet u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve, ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të, ndërkohë reagimet kanë qenë kritikuese nga ndërkombëtarët për sulmin e rëndë me pasojë në jetë njerëzore.

Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
DIGITALB DIGITALB