Duke cituar të dhënat paraprake të autoriteteve të Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi me bindje se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në 24 shtator, janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore – që të dy këto grupime të shpallur terroristë nga Prishtina qershorin e këtij viti. Kurti mëshoi idesë se siguria e Kosovës dhe ndëshkimi i sulmuesve të policisë, janë cështjet kyce të momentit.