Prokuroria Speciale nuk dihet nëse ka filluar hetimet për 16 barrikadat që ishin vendosur në veri të vendit në dhjetorin e vitit të kaluar. Informacione në lidhje me këtë, nuk ka ekzekutivi e as legjislativi. Deputetët e pushtetit dhe opozitës thonë se personat e përfshirë në pengimin e rrugës dihen dhe se deri më tani do të duhej të nisnin hetimet. Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Agjencioni i Kosovës për Intelegjencë ka dërguar dëshmi e fakte, por nuk ka ende aktakuzë.