Shpërthimi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc ka marrë përgjigjen e menjëhershme të autoriteteve të Kosovës: kryeministri Albin Kurti njoftoi se lidhur me ngjarjet ka disa të arrestuar, ndërsa policia ka bastisur disa godina në zonë. Kurti e vizitioi vetë fshatin Varagë të Zubin Potokut së bashku me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha. Në zonë vec pranisë së shtuar të forcave të policisë së Kosovës, vihet re dhe një prezencë e trupave të KFOR-it.