Dymbëdhjetë nëntogerë të cilët po ndjekin kursin e pilotit ushtarak në Bazën Ajrore të Farkës nisën praktikën fluturuese me helikopterët që shërbejnë për procesin mësimor. Kadetët nisën praktikën fluturuese pas përfundimit me sukses të fazës teorike. Në fluturimin e parë të kadetëve ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj.