Është mbajtur dhe në Vlorë, ditën e sotme, nga besimtarët Myslimanë falja e Kurban Bajramit. Ceremonia ka nisur në orën 6:30 me lexim të Kuranit, më pas me ligjërata dhe në orën 7:00 me faljen. Me qindra besimtarë kanë qenë të pranishëm e ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Sportit Vlorë, për shkak se xhamia e Vlorës është e mbyllur që pas përmbytjes.