Me faljen e namazit në Xhaminë e Madhe nisën në Priahtinë kremtimet publike për Kurban Bajramin, të cilin e festojnë sot besimtarët myslimanë në Kosovë. Në mesazhin e tij, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, foli për sigurinë në vend dhe tensionet që vazhdojnë prej javësh në komunat veriore me shumicë serbe. Tërnava i bëri thirrje si qeverisë së Kosovës, ashtu edhe bashkësisë ndërkombëtare të angazhohen më shumë për qetësimin e gjendjes përmes dialogut.