Pavarësisht apeleve të ndërkombëtarëve për të mos e vazhduar një plan të tillë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se është caktuar data për ofensivën ushtarake izraelite në qytetin jugor të Rafah, pa e saktësisht megjithatë se cila është ajo. Një ndërhyrje e ushtrisë sonë atje, ishte arsyetimi i shefit të ekzekutivit izraelit, është e domosdoshme për eleminimin e bataljoneve të terroristëve.