Kosova ka paraqitur kërkesën për blerjen e 246 raketave antitanks nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kërkesë kjo, në vlerë rreth 78 milionë dollarë, që është aprovuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Për të finalizuar blerjen e raketave “Javelin”, dritën e gjelbër duhet ta japë edhe Kongresi Amerikan.