Kryeministri Edi Rama mori pjesë në asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë. Aty ai u ndal te rritja e ekonomisë, duke u shprehur se refuzon të dëgjojë kritikat për rritjen e korrupsionit. Ai tha se nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë nuk do të kishte rritje të ekonomisë në vend.