Gjithnjë e më shumë tregu kërkon produktet e mishit të pastër e të bulmetit gjithashtu. Çmimet në treg janë të kënaqshme, por gjithnjë e më shumë tufat e bagëtive po rrallohen. Drinar Papri, nga fshati Muçan i Elbasanit, nuk e ka provuar kurrë emigrimin sepse gjyshi e babai i lanë trashëgimi tufën e bagëtive. Sot ai ka plot 300 kokë bagëti ndërsa paravësisht vështirësive shprehet i kënaqur me fitimin.