Ka përfunduar në Korçë etapa e dytë e turit çiklistik për kupën e Shqipërisë, etapë që për Kadetë ishte e gjatë 63 km ndërsa për kategorinë Elite U23 dhe Junior ishte 94 km. Me nisje nga Korça dhe finish në Malin e Thatë rivaliteti i çiklistëve ka qenë i fortë por për kategorinë Kadet i pari që e ka prekur finishin ishte çiklisti i ekipit të Skënderbeut Markelian Bedulla, i cili deri në sekondat e fundit luftoi fort për të fituar këtë garë.