Gjykata e Durrësit la nw burg Ardit Domin dhe Lorenc Çalin, dy të rinjtë nga fshati Bilalas i Shijakut që u përfshinë në një përplasje të armatosur me policinë pak ditë më parë. Të dy akuzohen nga Prokuroria për “vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “vjedhje me armë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në sallën e gjyqit ata u përfaqësuan nga avokatë të caktuar kryesisht, pa mbështetjen e familjarëve.