Tre persona kanë rënë në prangat e policisë sepse kundërshtuan punonjësit e policisë në Elbasan. Ata janë identifikuar si Zmain Menko 25 vjeç, Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë ushtrimit të detyrës.