Banorët e Rrjollit kanë vijuar protestën duke shënuar ditën e 26-të të revoltës. Ata shprehen të bindur në kërkesat e tyre për ndalimin e punimeve. Banorët po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën Baks-Rrjoll, në Velipojë, ku ata pretendojnë se zotërojnë toka të trashëguara.