Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena tha se nëse s’ka reflektim deri të premten, Komiteti Drejtues do të dalë me vendim tjetër. “Sot nis greva e avokatëve për 4 dite siç është bërë e ditur. Kjo masë është marrë për të kundërshtuar vendimin e KLGJ. Ky vendim bie ndesh me aksesin në drejtuesi për gjithë popullsinë. Theksojmë vendosmërinë e avokateve të Korçës. Nëse s’ka reflektim deri të premten Komiteti Drejtues do dalë me vendim tjetër. Të gjithë avokatët janë në unison me njëri- tjetrin”, tha Lena.