Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur vendimin që ka marrë qeveria për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Në fjalën e saj, Kumbaro tha se ky vendim e fut vendin në shina dhe bën të mundur një menaxhim më të mirë sa i përket mbetjeve, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të ketë edhe një paketë trajnuese për njësitë bashkiake.