Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndodhej këtë të mërkurë në Sarandë, në buzërrugët kombëtare në Fiqnit dhe në Çukë, ku vargkodrat e mbetjeve të krijuara prej vitesh janë rrafshuar për t’ua lënë vendin pemëve që po mbillen! Kumbaro i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e krimeve mjedisore që do të hasin në aplikacionin Komisariati Dixhital, sepse kjo është mënyra e vetme sipas saj për të fituar këtë betejë! Udhëzimi ishte i qartë edhe për policinë, IKMT, pushtetin vendor edhe atë qendror për mbrojtjen e territorit!