Kultivimi i lëndëve narkotike në një magazinë ka sjellë arrestimin e pronares së ambientit File Vuksani dhe hetimit në gjendje të lirë të një 43-vjeçareje për shkak të gjendjes shëndetësore. Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortët e tyre Ujk dhe Gjovalin Vuksani, të cilët janë vëllezër me njëri tjetrin, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari.