Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Roskovec të Fierit për kultivim droge. Në shtëpinë e Ylli Shurdha dhe Mikel Shurdha përkatësisht 60 vjeç dhe 34 vjeç banues në Kuman të Roskovecit u gjet 2.3 kg kanabis dhe fidanë të dyshuar kanabisi. Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.