Me votat e socialistëve, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e të enjtes kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit të Kongreseve, pasi godina pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni. Miratimi i këtyre vendimeve u shoqërua nga debate, pasi u kundërshtua nga këshilltarët opozitarë, që hodhën dyshime për ndërtimin e një kulle të re, gjë që u mohua nga kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani.