Banorët e Lagjes së Re në qytetin e Kukësit kanë bllokuar për afro 30 minuta hyrjen e rrugës nacionale Prizren-Kukës në shenjë proteste për mungesën e sigurisë së këtij segmenti. Gjatë protestës banorët kërkuan rritjen e sigurisë rrugore, zgjerimin e korsive, ndërtimin e trotuarëve të saj.