Lëvizja Socialiste për Integrim, e njohur si një forcë politike me në fokus rininë, duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për deputetët e ardhshëm, që do të ulen në parlament. Gjithçka është në dorën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila nga tre qarqe ku kandidoi, fitoi në dy në Fier dhe në Tiranë e duhet të zgjedhë mandatin e një prej tyre.