Zemra është një organ muskulor që peshon rreth 300 gramë, punon ditë e natë pa pushim, një fakt që e neglizhojmë dhe paraqitemi tek kardiologu vetëm kur kemi probleme serioze. Unë do të kryej vizitën e radhës me kardiologun Elton Qeli. Në pak minuta dhe e kryem kontrollin e zemrës. Mesazhi im për qytetarët është që vizitat tek kardiologu duhen kryer periodikisht, një herë në 6 muaj deri në 1 vit, dhe jo vetëm kur kanë shqetësime.